Prezantim

Rishikuar 2015-07-12

Informacioni është fuqi. Me informim të mirë dhe saktësisht të kuptuar, individët dhe komunitetet janë më mirë në gjendje të përmirësojnë jetët e tyre dhe të marin vendimet e duhura për të ardhmen. Janë shumë njerëz dhe organizata të cilat marin vendime të cilat ndikojnë jetët tona. Informacioni i mirë lejon këto NGO’s (organizatat jo qeveritare), qeveritë dhe qytetarët të marin vendime më të mira dhe duke shpresuar që të përmirësojnë jetën tonë. Hartat janë një mënyrë e mirë për të përçuar informacion

A village in Indonesia

Hartat janë paraqitja vizuale e botës sonë. Ato mundet shpeshi të demostrojnë një ide më mirë se sa fjalët. Kjo do të na ndihmonte ne ti përgjigjemi pyetjeve të rëndësishme. Ku është shkolla apo spitali më i aftërt? Kush ka më pak akses tek këto lehtësira? Ku është varfëria më problematike? Pyetje si këto mundet shpesh të shprehen më mirë nëpërmjet hartave, dhe hartat mund të na ndihmojnë të gjejmë zgjidhje për këto pyetje.

Si një ushtrim, merni një laps dhe një letër dhe vizatoni një hartë të qytetit apo fshatit tuaj. Cilat janë gjërat më të rëndësishme për tu përfshirë në hartë? Cili është informacioni më i rëndësishëm ? Harxhoni disa minuta për të krijuar hartën tuaj dhe kur ju të mbaroni, mendoni se përse informacioni që ju përfshitë ishte i rëndësishëm dhe për kë do të kishte rëndësi.

Example of a hand-drawn map

Nëse qyteti juaj është si shumica, ju mund të keni vizatuar disa vija për të paraqitur rrugët, mundësisht një lumë ose përrua. Mbase ju shtuan ndërtesat e rëndësishme si shkollat dhe zyrat, fushat apo kufinjtë. Çfarëdo që ju vizatuat me shumë mundësi përdorët simbole - një vijë për të simbolizuar rrugën, një katror për të simbolizuar një ndërtesë dhe kështu me radhë. Harta juaj është një paraqitje e çfarë është në tokë.

Examples of symbols

Harta juaj është informuese. Ju mund të përdorni një hartë të tillë për t’i shpjeguar dikujt se ku vende të ndryshme janë, ku problemet janë në komunitetin tuaj, ose thjesht për të ndihmuar dikë për të gjetur rrugën e tyre. Përdorimi i hartës suaj është e limituar sepse ajo është vetëm një kopje e hartës. Mënyra se si ju e vizatuat atë mund të ketë kuptim për ju, por mbase jo për dikë tjetër i cili mund të ketë vizatuar hartën e tij në një tjetër mënyrë. Sepse harta juaj është thjesht në letër, është e vështirë për ta dërguar këtë informacion tek të tjerët. Kjo është arsyeja përse ta krijosh hartën në një komjuter, në një mënyrë që gjithkush mund ta aksesojë atë, mund të jetë shumë herë më e vlefshme.

Mapping on Computer

OpenStreetMap është një mjet për të krijuar dhe ndarë informacionet e hartës. Çdokush mund të kontribuojë në OSM, dhe mijëra njerëz shtojnë të dhëna në projekt çdo ditë. Përdoruesit vizatojnë harta në kompjutera, më mirë se sa në letër, por ashtu si ne do të shohim në këtë guidë, të vizatosh një hartë në kompjuter nuk është shumë ndryshe nga të vizatuarit në letër. Ne ende vizatojmë vija për të paraqitur rrugët, fushat dhe çdo gjë tjetër, dhe ne ende paraqesim shkollat dhe spitalet me simbole. Gjëja e rëndësishme është se hartat e OSM janë të ruajtura në internet dhe çdokush mund ti aksesojë ato në çdo kohë, pa kosto fare.

Digital maps with OpenStreetMap

Ne shpresojmë se ju do ta gjeni OpenStreetMap të dobishme dhe interesante në punën tuaj. Duke ndjekur këtë guidë, ju duhet të jeni në gjendje të filloni të krijoni harta digjitale me OpenStreetMap.