Për më shumë njohuri

Rishikuar 2015-07-12

Nëse keni arritur deri këtu, urime! Ju duhet të keni tashmë njohuri se si të krijoni harta me OpenStreetMap. Çfarë tjetër mund të bëni me OSM? Si mund të mësoni më shumë? Si mund të jeni të lidhur me komunitetin e njerëzve që meren me harta?

Seksione të tjera të learnOSM

Në fund të kapitullit në iD editor ju mësuat për diferencën midis iD dhe JOSM. Është një seksion i tërë kushtuar JOSM ku ju do të mësoni të gjitha detajet e nevojshme në mënyrë që të përfitoni nga mundësitë që ky editor ofron.

Deri tani, të gjithë edimiet që shtuam në hartë u bazuan në imazherinë në sfond. Por ju mund të grumbulloni shumë infomacione të vlefshme gjatë kohës që ecni apo lëvizni me makinë. Skesioni në mobile mapping shpejgon se si të grumbulloni informacione nëpërmjet pajisjeve të ndryshme GPS ose printime të posaçme. Ai gjithashtu rishikon numrin e aplikacioneve të lidhura me OpenStreetMap për pajisjet mobile.

OpenStreetMap është një përpjekje bashkëpunues dhe shpresojmë se dhe ju do të jeni pjesë e tij. Disa nga këto përpjekje i janë përkushtuar ndihmës humanitare në kujdesin e Humanitarian OSM Team. Nëse doni të ndihmoni HOT në rastet e katastrofave si tërmeti në Nepal ju lutem shikoni sesionin në koordinim. Ai meeret me mjetet të cilat sigurojnë se kontribuesit mund të punojnë së bashku në një hapvsirë relativisht të vogël në mënyrë konsistente. Sesioni gjithashtu përmban udhëzime në disa raste tipike që do ndesheni zakonisht kur i bashkoheni këtyre përpjekjeve.

Për më tepër

Ka shumë informacion rreth OpenStreetMap në wiki.openstreetmap.org. Aty ju mund të gjeni informacion rreth projekteve të tjera të cilët janë të lidhur me OpenStreetMap dhe dokumente dhe punë praktike të cilat mund t’ju ndihmojnë ju të mësoni më shumë rreth OSM.

Wiki

Lista e postimeve

Mënyra më e mirë për t’u lidhur me komunitetin e përdoruesve të OpenStreetMap është duke ju bashkuar listës së postimeve lokale (mailing list). Shumë individë regjistrohen duke përdorur llogarinë e tyre të email-it në listën e postimeve të OSM. Sapo të bëheni pjesë e listës, ju mund të dërgoni një email në grup nëse keni pyetje apo doni të flisni rreth OpenStreetMap

Për tu regjistruar në listën e postimeve të shtetit tuaj, hapni shfletuesin tuaj të internetin dhe shkoni në lists.openstreetmap.org.

Mailing list

Lëviz poshtë përgjatë faqes për të gjetur listën e shtetit tuaj. Listat e shteteve janë emërtuar “Talk-Ig”, ku Ig përfaqëson shtetin e kësaj liste. Për shembull, “Talk-id” është lista për Indonezinë.

Klikoni mbi listën ku doni të përfshiheni
-Ju lutemi të vendosni informacionet e kërkuara tek kutitë në këtë faqe:
+ adresën tuaj të e-mail
+ emrin tuaj
+ një fjalëkalim të ri
+ rishkruajeni fjalëkalimin

  • Kur të përfundoni, klikoni Subscribe. -Tashmë ju duhet të hapni email-in tuaj, njësoj si dhe në rastin kur krijuat llogarinë për OpenStreetMap. Duhet t’ju ketë ardhur një konfirmim në email nga lista e postimeve.
  • Klikoni mbi link e vërtetimit
  • Tashmë ju duhet të jeni një anëtar i listës së postimeve.
  • Tani kur të doni të dërgoni një mesazh në listë, ju mund ta dërgoni atë në talk-id@openstreetmap.org, duke zëvendësuar “id” me shtetin nga lista juaj. Ju gjithashtu do të merni email-et që anëtarët e tjerë dërgojnë në listë.

Përmbledhja

Këto janë disa nga mënyrat që ju mund të përdorni dhe të qëndroni të lidhur me komunitetin OpenStreetMap dhe të mësoni më shumë. Ne shpresojmë se ju do të vazhdoni të eksploroni dhe të mësoni më shumë rreth OSM dhe të kontribuoni në projekt. Happy Mapping!